×
  • Lajme
  • Lajme

    Kultivonin kanabis “nën hundën” e policisë, arrestohen dy shqiptarë në Belgjikë

    Reporteri
    26 Shkurt 2023 | 22:08

    Dy shqiptarë janë arrestuar në Belgjikë për kultivim të kanabisit.

    Bëhet me dije se pas disa hetimeve policia belge ka arritur të zbulonte aktivitetin e dy shqiptarëve.

    Efektivët zbuluan një banesë të kthyer në “shtëpi bari”, jo më larg se 100 metra nga ndërtesa qendrore e policisë në zonën e Roeselare.

    Në banesë janë gjetur mbetjet e një plantacioni kanabisi, shishe bosh plehrash, mbetje bimore, etj.

    Ndërkohë shqiptarët e arrestuar nuk kanë pranuar se kanë lidhje me ngjarjen. Mësohet se autoritetet kanë arritur të zbulojnë shqiptarët nga lidhja e paligjshme e energjisë elektrike, një praktikë shumë e përdorur nga kultivuesit e kanabisit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!