×
  • Lajme
  • Lajme

    Eliza Hoxha i shpëton sulmit nga një turmë qenësh: U sakatova teksa po ikja

    Reporteri
    26 Shkurt 2023 | 23:49

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i ka shpëtuar një sulmi prej shtate qenëve në kampusin universitar.

    Ajo tha se është rrëzuar dhe siç thotë ajo “është sakatuar”, teksa po ikte.

    Thotë se është hera e tretë që është duke i ndodhur një gjë e tillë, ndërsa ka kërkuar nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama që ta gjejë një zgjidhje.

    Postimi i saj:

    Sonte duke u kthyer në shpi mezi shpëtova nga sulmi i 7 qenëve tek qendra universitare. U rrëzova, u sakatova e se di qysh ika nga ta tu u mbrojtë me çantë…

    Ama kjo është hera e tretë që më ndodhë në hapësirën e njejtë por në kohë të ndryshme, por hera e parë që po shkruaj pavarësisht që për raste të tjera kam reaguar.

    Po i drejtohem kryetarit Rama e të tjerëve në Komunë pa dallim që me ndërmarrë diçka
    Në studimet e shumta urbane për Prishtinën gjithmonë një nga atributet e forta të saj ka dal të jetë siguria në qytet

    Ka kohë që Prishtina e ka humbur këtë atribut.

    Unë jam pjesë e atyre që i duan kafshët dhe nuk dua të cënohen, por kur jeta e njerëzve cënohet përditë duhet të mendohet për një zgjidhje për të dy palët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!