×
  • Lajme
  • Lajme

    E hëna vendimtare: Takimet për planin franko-gjerman në Bruksel fillojnë prej orës 15:00, takimi Kurti-Vuçiq pas bisedave ndaras

    Reporteri
    27 Shkurt 2023 | 7:13

    Kryeministri Albin Kurti, sot do të udhëtojë për në Bruksel për t’u takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq, ku pritën të pajtohen me Propozimin Europian.

    Të dy liderët paraprakisht i pret takim i ndarë me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

    Kryeministri Kurti dhe presidenti serb, Vuçic do të takohen veç e veç me të dërguarin Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak duke filluar nga ora 15:00, pastaj do të kenë takim të përbashkët.

    Në fund të takimit do të ketë një deklaratë për mediat nga Përfaqësuesi i Lartë.

    Kurti gjatë gjithë kohës ka deklaruar se Marrëveshja me Serbinë do e ketë njohjen në qendër dhe se ndryshe nuk do diskutonte me Serbinë. Por ajo që është thënë deri më tani kjo marrëveshje veç njohje nuk do të ketë, të paktën jo njohje ‘de-jure’.

    Krejt çfarë është thënë në agjendën e 27 shkurtit, është se fokusi i takimi do të jetë mbi propozimin e Bashkimit Europian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Ndërsa Emisari i BE’së, Miroslav Lajçak, ka thënë se presin që të dy palët të deklarohen përfundimisht pro këtij propozimi të hënën.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër të përbashkët nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni në lidhje me takimin e nesërm në Bruksel dhe propozimin Evropian.

    Në komunikatën e lëshuar nga ZKM-ja thuhet se në këtë letër ata kanë mirëpritur deklarimet publike të kryeministrit Kurti sa i përket propozimit Evropian.

    “Presidenti Macron, Kancelari Scholz dhe Kryeministrja Meloni janë shprehur të bindur se konkludimi dhe zbatimi i propozimit Evropian, është me rëndësi thelbësore për përfitimin e përgjithshëm të qytetarëve të Republikës së Kosovës, për paqen dhe zhvillimin prosperues të rajonit dhe për përparimin e perspektives Evropiane të vendit”, ka njoftuar zyra e Kryeministrit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!