Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin britanik, Alicia Kearns, ka pyetur përfaqësuesit e Italisë, Gjermanisë dhe të Francës, pse po kërkojnë ta rrënjosin një territorialitet etnik në Kosovë.
Këtë Kearns e shkroi në Twitter të dielën mbrëma, duke i replikuar Jakub Bielamowicz, njohës i zhvillimeve politike për Ballkanin Perëndimor, që tha se letra e përbashkët e zyrtarëve të Italisë, Gjermanisë e Francës, që i kërkon Kosovës ta themelojë Asociacionin “plotësisht dhe pakushte”, është presion për ndarjen de facto.
“Një letër nga Gjermania, Franca dhe Italia, që i kërkon Prishtinës që t’i përkushtohet Asociacionit të komunave me shumicë serbe ‘plotësisht dhe pa kushte’, është një prelud i presionit brutal ndaj Kosovës për të rënë dakord për ndarjen e saj de facto, përfshirë një Republika Srpska 2.0, në këmbim të njohjes ‘eventuale’”, shkroi Bielamowicz të dielën.
Kryetarja britanike e Komisionit për Politikë të Jashtme ka deklaruar javë më parë se Britania e Madhe nuk do të mbështesë formimin e “Republikës Srpska” në Kosovë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.