×
  • Lajme
  • Lajme

    I kishte groposur në tokë, prizrenasi i lajmëroi si të vjedhura në polici 26 mijë euro, por u kujtua më pas ku i kishte lënë

    Reporteri
    27 Shkurt 2023 | 12:41

    Një person nga fshati Kushnin i Hasit në Prizren më 16 shkurt ka raportuar për një vjedhje të rëndë në oborrin e shtëpisë së tij, ku i kishte groposur në tokë stoli ari me vlerë 6-7 mijë euro dhe para rreth 26 mijë euro.

    “Ankuesi ka deklaruar se para se te shkoj në Bosnje me date 17.12.2022 për një vizite mjekësore, pasi që gjithë familjen e ka atje, i kishte groposur në toke, në oborrin e tij dy “teglla” (tasa ) xhami me stoli ari me vlerë 6 deri 7 mijë euro dhe para 26.000 euro (njëzetë e gjashtë mijë).”

    Njoftimi i plotë:

    Gjendet para dhe ari me vlere rreth 33 mijë euro, të raportuara si të vjedhura në Kushnin të Hasit- Prizren

    Prizren, 27 Shkurt 2023

    Me date 16.02.2023, një qytetar nga fshati Kushnin i Hasit-Prizren ka raportuar një rast vjedhje e rende që dyshohet se i kishte ndodh në oborrin e shtëpisë së tij.

    Ankuesi ka deklaruar se para se te shkoj në Bosnje me date 17.12.2022 për një vizite mjekësore, pasi që gjithë familjen e ka atje, i kishte groposur në toke, në oborrin e tij dy “teglla” (tasa ) xhami me stoli ari me vlerë 6 deri 7 mijë euro dhe para 26.000 euro (njëzetë e gjashtë mijë).

    Pasi që është kthyer nga Bosnja me datën 14.02.2023, ka dashur që të i nxjerr stolitë e arit dhe shumen e parave që i kishte groposur, por përveç një ene me stoli ari që e ka gjete, sipas tij, mungonte ena tjetër me para ( 26.000 euro).

    Rasti nuk është hap menjëherë pasi që është dashtë të kryhen hetime preliminare dhe mbledhjen e dëshmive tjera lidhur me rastin.

    Me date 22.02.2023 në Stacionin Policor Prizren, ka ardhur përsëri ankuesi, i cili ka deklaruar se vjedhjen e parave dhe stolive të arit dyshon se e ka kryer një i dyshuari –fqinjë i tij, të cilën ankuesi para se të shkonte në Bosnje ka deklaruar se e ka angazhuar që të kujdeset për pulat e tij.

    I dyshuarit , i cili pranon se gjate kohës sa ankuesi kishte shkuar në Bosnje, e kishte angazhuar që të kujdeset për pulat e ankuesit, por mohon kategorikisht se e ka kryer ketë rast të vjedhjes.

    Në lidhje me rastin dhe deklaratat e marra, veprimeve hetimore në teren është informuar prokurori kujdestar/ departamenti për krime të përgjithshme , i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti “ vjedhja e rende” , të kryhen veprime hetimore në drejtim të ndriçimit të rastit, ndërsa i dyshuari për momentin të lirohet në procedure të rregullt.

    Me datë 25 shkurt pronari i sendeve te vjedhura ka raportuar se pasi që edhe një here ka kontrolluar vendin e ka gjete edhe enën tjetër me para, në vendin ku e ka gropos, herën e parë kur i ka kërkuar parat e ka ngatërruar vendin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!