×
  • Lajme
  • Lajme

    “Tension për Asociacion”, PSD me aksion para Qeverisë

    Reporteri
    27 Shkurt 2023 | 13:15

    Aktivistët e Partisë Socialdemokrate, të hënën kanë zhvilluar një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës.

    “Tension për Asociaconin” ka qenë mbishkrimi i pankartës gjigande të vendosur në objektin e Qeverisë nga aktivistët e kësaj partie.

    Me këtë rast, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, tha se tensionet në veri kanë pasur një synim, formimin e Asociacionit.

    Sipas tij, Kurti e Viçiqi janë dukur sikur janë në konflikt, por që në Bruksel nënshkruajnë marrëveshje.

    “Ajo që shihet ne ilustrim është e vërteta që ka ndodhur në dialogun Kosovë-Serbi që ka kaluar nga dialogu për marrëveshje finale në pranimin e Asociacionit. Të gjitha tensionet në veri, kanë qenë tensione për krijimin e Asociacionit. Dialog më të mbyllur, më jo demokratik më jo transparent, nuk ka pasur kurrë në Kosovë. Qytetarët dhe deputetët, nuk e dinë se çfarë po diskutohet e as çfarë po nënshkruhet. Kurti dhe Vuçiqi gjatë gjithë kohës janë dukur se janë në konflikt, por në Bruksel kanë nënshkruar marrëveshje. Pra, neve na u është jep imazhi i konfliktit, e Vuçiqit koncesioni”, tha Molliqaj, teksa tha se shefi i ekzekutivit, me nënshkrimin e Asociacionit, ka shkelur vullnetin e 200 mijë qytetarëve.

    “Nuk është se ne duam ta kundërshtojmë këtë marrëveshje, por ajo nuk ka njohje në qendër, as njohjen e 5 vendeve të BE-së që nuk e njohin Kosovën, vetëm Asociacionin. Kurti e ka shkelur vullnetin e 200 mijë qytetarëve që kanë nënshkruar peticionin kundër Asociacionit dhe të gjithë aktivistëve që kanë protestuar kundër. Diçka që s’është bërë për 7 vite, kryeministri Kurti po e bën”, tha Molliqaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!