×
  • Lajme
  • Lajme

    40 ditë paraburgim për futbollistin e Gjilanit, dyshohet për dhunë në familje

    Reporteri
    27 Shkurt 2023 | 13:26

    Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 40 ditëve futbollistit të Gjilanit Theophilus Solomon.

    Sipas njoftimit të Gjykatës, ekziston dyshimi se në vitin 2021 në Tiranë, tani i dënuari Th. S. (futbollist) në shtëpinë e tyre të përbashkët i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarës E. P., me çka ka kryer veprën penale “dhunë në familje” nga neni 130/A/1 të Kodit Penal të Shqipërisë, për të cilën vepër është gjykuar me 11 muaj e 6 ditë burgim.

    Sipas vlerësimit të gjyqtarit, meqë i dyshuari mund të arratiset i është caktuar masa e paraburgimit.

    I njëjti fillimisht është arratisur nga shteti ku e ka kryer veprën penale dhe se i njëjti pas arratisjes nga Shqipëria është vendosur në Kosovë, ku me datë 17 tetor 2022 ka marr leje qëndrim me vendbanim në Prishtinë dhe nga shkresat e lëndës i njëjti ka shtetësi të Nigerisë, rrethana këto të mjaftueshme se po të gjendet në liri mund të jetë i pakapshëm për organet e drejtësisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!