×
  • Lajme
  • Lajme

    Agjenda: Pas takimeve ndaras me Borrellin, në ora 17:15 Kurti e Vuçiq përballë njëri-tjetrit në Bruksel

    Reporteri
    27 Shkurt 2023 | 16:26

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq tanimë ndodhen në Bruksel për takimet me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    I pari i Qeverisë së Kosovës në ora 15:00, ashtu siç dhe ishte planifikuar, takoi Borrellin dhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

    Këta dy të fundit, pas takimit me Kurtin do të zhvillojnë edhe një takim ndaras me presidentin serb, Aleksandër.

    Sipas agjendës së publikuar nga BE-ja, takimi i Borrell me Kurtin dhe Vuçiqin do të ndodhë në ora 17:15.

    Fokusi i takimit do të jetë mbi propozimin e Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Pas takimeve, Borrell pritet të mbajë konferencë për media./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!