×
  • Lajme
  • Lajme

    Para Borrellit e Lajçakut, Kurti takoi Escobarin në Bruksel

    Reporteri
    27 Shkurt 2023 | 17:29

    Para takimit me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Përbashkët të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, në Bruksel, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti takoi të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Kështu ka bërë të ditur gazetari Augustin Palokaj i cili dhe po qëndron në Bruksel.

    Gabriel Escobar, përveç Kurtit, ka takuar edhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

    Ndërsa të dyja palët, pas takimeve ndaras një orëshe me shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tani ka nisur takimi i përbashkët.

    Borrell gjithashtu do të deklarohet edhe para mediave lidhur me takimet e zhvilluara në Bruksel.

    Theksojmë se në këto takime, Borrell ishte i shoqëruar nga Përfaqësuesi Special i Evropës për Dialog, Miroslav Lajçak./Reporteri.net/

    Nis takimi trepalësh Kurti-Borrell-Vuçiq

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!