Përfaqësuesi i Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Përbashkët të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, është lajmëruar nga takimi trilateral me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Borrell shkurtimisht tha se në agjendë të takimeve të sotme – ato ndaras dhe takimin e përbashkët – është pikërisht propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
“Në rendin e ditës: Propozimi i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve. Shpresoj për një qasje konstruktive nga të dyja palët”, tha Borrell në Twitter.
I welcomed President @predsednikrs and Prime Minister @albinkurti in Brussels for a high level meeting of the Belgrade – Pristina Dialogue.
On the agenda: the EU proposal on normalisation of relations. I hope for a constructive approach by the two parties. pic.twitter.com/yFKMvjgbVZ
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) February 27, 2023
Ka më tepër se një orë prej kur ka nisur takimi i përbashkët i ndërmjetësve të Bashkimit Evropian, Borrell dhe Lajçak, me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq.
Në ndërtesën e BE-së në Bruksel ndodhet edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Në fund, Borrell do të deklarohet para mediave lidhur me takimet e zhvilluara. /Reporteri.net/