Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka ‘thumbuar’ opozitën derisa në Bruksel ende po vijon takimi i nivelit të lartë Kurti-Vuçiq me ndërmjetësit e Bashkimit Evropian.
Bajqinovci shkruan se, në këto momente derisa po zhvillohet takimi, opozita po qëndron nën ethe se a po nënshkruhet apo jo propozimi evropian, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
“Opozita e shqetësuar dhe në ethe: a po e nënshkruan apo nuk po e nënshkruan Kryeministri propozimin evropian”, shkroi ai në Facebook.
Mirëpo këtë tha se e bëjnë pasi duan ta marrin pushtetin.
“Jo pse e kanë dertin e shtetit, por pse duan ta marrin pushtetin. Këtë po mendojnë ta bëjnë duke e sulmuar Kryeministrin sido që të veprojë, por s’do t’iu funksionojë!”, përfundoi ai. /Reporteri.net/.
Postimi i plotë:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.