Bashkimi Evropian ende nuk ka dalur me ndonjë njoftim zyrtar lidhur me përfundimin ose jo të takimit të Nivelit të Lartë Kurti-Vuçiq, nën ndërmjetësimin e emisarëve të BE-së, në Bruksel.
Takimi, i cili nisi pak pas orës 17:00 të pasdites, nuk dihet ende zyrtarisht nëse ka përfunduar, derisa të gjithë po presin deklarimin nga Përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
Kujtojmë se, pas dy takimeve ndaras me palën kosovare dhe atë serbe, Borrell ka pritur në takim të përbashkët Kurtin dhe Vuçiqin.
Presidenti serb, Vuçiq, pak më parë tha se takimi ishte i vështirë, por diçka që ai e priste.
Në takimet ndaras një orëshe, Borrell ishte i shoqëruar nga Përfaqësuesi Special i Evropës për Dialog, Miroslav Lajçak, ndërsa në ndërtesën e BE-së në Bruksel ndodhet edhe I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. /Reporteri.net/.