×
  • Lajme
  • Lajme

    Takimi i radhës në Shkup, më 18 mars

    Reporteri
    27 Shkurt 2023 | 20:32
    Takimi i Nivelit të Lartë Kurti-Vuçiq, me ndërmjetësit e Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, në Bruksel. 27.02.2023.

    Derisa takimi i sotëm i Nivelit të Lartë Kurti-Borrell-Vuçiq, në Bruksel, përfundoi pa marrëveshje, takimi i radhës pritet të zhvillohet në muajin mars.

    Në konferencë për media, presidenti serb Vuçiq tha se me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, do të takohet sërish më 18 mars, në Shkup, kur Josep Borrell do të gjendet për vizitë në rajon, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    “Në datën 18, duhet të shihemi në Maqedoninë e Veriut, kur z. Borell të vizitojë rajonin. Deri atëherë duhet të flasim me Lajçakun për çështjet për zbatim”, tha Vuçiq para gazetarëve.

    Pas tij këtë datë e konfirmoi edhe vetë shefi i diplomacisë së BE’së, Joseph Borrell. /Reporteri.net/.

    Vuçiq: Insistova për Asociacionin por Kurti refuzoi, do të takohemi prapë me 18 mars

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!