Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka vendosur shkarkimin nga detyra të prokurorit Gentian Osmani. Prokurori kishte kaluar procesin e vetting-ut në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, por vendimi u ankimua në KPA nga Komisioneri Publik me rekomandim të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Trupi gjykues në KPA i kryesuar nga Natasha Mulaj dhe me anëtarë Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Rezarta Schuetz vendosën ndryshimin e vendimit të KPK dhe shkarkimin nga detyra të Osmanit, i cili është gjithashtu anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).
Në seancën e kaluar, gjatë parashtrimit të konkluzioneve përfundimtare, Komisionieri Publik i qëndroi kërkesës për ndryshimin e vendimit nr.61, të KPK dhe kërkoi shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Gentian Osmani. Subjekti i rivlerësimit kundërshtoi secilin prej shkaqeve të ankimit të Komisionerit Publik, bazuar në të gjitha provat e depozituara prej tij gjatë procesit gjyqësor dhe kërkoi lënien në fuqi të vendimit të KPK.
Ndonëse KPA hodhi poshtë disa prej ankimimeve të Komisionerit Publik, në fund ka qenë mungesa e mbulimeve të shpenzimeve për dy vite nga ana e Osmanit që solli vendimin për shkarkimin nga detyra.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.