Ish-futbollisti brazilian Robinho, është dënuar me nëntë vjet burgim.
Ai akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë shqiptare, 23 vjeçare në atë kohë.
Ngjarja ka ndodhur në vitin 2013-të në një diskotekë në Milano, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Qeveria italiane fillimisht kishte kërkuar ekstradimin e ish-lojtarit të Milanit dhe Real Madridit, në shtatorin e vitit të shkuar, por kërkesa u refuzua në bazë të nenit pesë, të Kushtetutës së Brazilit, që ndalon ekstradimin e shtetasve.
Por, javën e kaluar, Qeveria italiane bëri një tjetër kërkesë, kësaj here sipas Traktatit të Ekstradimit, në mënyrë që Robinho ta vuajë dënimin në Brazil.
Me çështjen, që tashmë ka marrë formë të prerë, “arratia” e brazilianit ka marrë fund dhe tashmë ish-anësori i sulmit, duhet të vuajë nëntë vjet pas hekurave. /Klankosova.tv
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.