×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri austriak përshëndet progresin drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë

    Reporteri
    27 Shkurt 2023 | 23:41
    Alexander Schallenberg, Ministër i Punëve të Jashtme të Austrisë.

    Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg, përshëndeti sonte progresin në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Schallenberg në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se stabiliteti në Ballkanin Perëndimor dhe përparimi në rrugën drejt BE-së janë vendimtare.

    “Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor dhe përparimi në rrugën evropiane janë çelësi. I mirëpres hapat e sotëm drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Faleminderit Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak. Pres implementim gjithëpërfshirës në kohën e duhur sapo të bien dakord për modalitetet”, theksoi ai.

    Publikohet zyrtarisht plani evropian, këto janë 11 pikat për të cilat u dakorduan Kurti dhe Vuçiq

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!