Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ranë dakord se nuk ka nevojë për diskutime të mëtejme rreth propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.
Në tryezën e bisedimeve ishte propozimi i BE-së, i titulluar “Marrëveshje drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”. Në deklaratën e lëshuar pas takimit, BE tha se palët shprehën gatishmërinë e tyre për të vazhduar me zbatimin e kësaj marrëveshjeje.
Analisti kosovar në Amerikë, Uk Lushi, po konsideron se kryeministri Kurti i dha sot goditje të rëndë bashkimit Kosovë-Shqipëri.
“Albin Kurti sot në Bruksel ja dha goditjen më të rëndë bashkimit Kosovë-Shqipëri që prej vitit 1945 e këndej. Mirëpo as Kurti dhe asnjë kurt si ai nuk do të mund e vrasin idenë dhe interesin vital më të lartë shqiptar”, ka shkruar Lushi pas prononcimit të palëve që kanë pasur pas takimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.