×
  • Lajme
  • Lajme

    Muja: Borrelli askund nuk përmendi Asociacionin, faleminderit kryeministër për përfaqësimin dinjitoz

    Reporteri
    28 Shkurt 2023 | 8:12

    Deputeti i LVV-së, Armend Muja, ka thënë se e ka dëgjuar me kujdes fjalimin e përfaqësuesit të Lartë të BE-së për politikë të Jashtme, Josep Borrell.

    Diplomati spanjoll pas takimit trepalësh në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përmendi njohjen e pasaportave, vendosjen e marrëdhënieve në një nivel të ri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë,

    Ndërkohë sipas Mujës, ai për herë të parë kaloi nga dalogu Prishtinë-Beograd në dialog Kosovë-Serbi.

    “Harrova edhe një gjë: askund nuk përmendi Asociacion?! Ndoshta kemi hyrë në epokën ku Qeveria e Republikës nuk lejon më të bisedojë për territorializim e struktura mono-etnike?!”, shkroi Muja në Facebook.

    “Faleminderit Kryeministër për përfaqësimin dinjitoz në Bruksel”, shtoi Muja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!