Një burrë nga Misuri ka mbetur i tronditur pasi në një kuti kartoni në frigoriferin e nënës së tij, ka gjetur trupin e një fëmije të vdekur, raporton CNN, transmeton Reporteri.net.
Adam Smith, 37 vjeç, tha që ai e kishte parë atë kuti të bardhë gjatë gjithë jetës së tij, sa herë që shkonte tek frigoriferi, por asnjëherë nuk i kishte shkuar mendja të kontrollojë se çka ka brenda.
“Unë po përpiqem të kuptoj se si dikush mund të mbajë trupin e një fëmije në frigorifer gjatë gjithë këtyre viteve”, u shpreh i tronditur Smith.

Smith tha për CNN se si kutia ishte e mbështjellë në një qese plehrash. Ai shtoi se kjo kuti ka qëndruar në frigorifer që kur ai di për veten e tij.
Kur nëna e tij u diagnostikua me kancer të mushkërive në janar të këtij viti, ai u transferua sërish në shtëpi, për ta ndihmuar atë.
Ajo vdiq më 21 korrik. Pas vdekjes së saj, ai pastroi frigoriferin dhe hapi kutinë e vjetër. Ai pa në një batanije rozë për fëmijë, një këmbë të vogël që dukej poshtë saj duke bërë kështu zbulimin tronditës. /Reporteri.net