×
  • Sport
  • Sport

    Arsenali “ia vë syrin” Sterling-ut për transferim në verë

    Reporteri
    28 Shkurt 2023 | 18:14

    Arsenali, të cilët për momentin janë duke udhëhequr në Premier Ligë, e duket se do të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve sezonin e ri, edhe nëse dështon që ta fitojnë titullin këtë sezon.

    Tani, sipas asaj që raporton 90min, Topçinjtë ia kanë vënë syrin futbollistit të Chelsea, Raheem Sterling për të përforcuar sulmin e tyre.

    Sulmuesi 28 vjeçar ka shumë përvojë të lojëve në Europë në gara, pasi që ka shënuar 26 gola duke regjistruar edhe 22 asiste në Ligën e Kampionëve.

    Mikel Arteta ka thënë më parë që ai është tifozë i madh i Sterling në kohën kur ishte asistent i Pep Guardiolës në Manchester City dhe ka për synim për të sjellë atë në stadiumin Emirates. Arteta është i dhënë për të për shkak të aftësive të tij për të luajtur në të gjitha pozitat në sulm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!