×
  • Lajme
  • Lajme

    Zvicra pas takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel: Shpresojmë se bisedimet e mëtejshme të japin rezultatet e dëshiruara

    Reporteri
    28 Shkurt 2023 | 20:34
    Flamuri kombëtar i Zvicrës mbi ndërtesën e Kuvendit zviceran në Bern. Fotografi ilustruese.

    Ministria e Jashtme e Zvicrës ka reaguar për zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi, pas takimit mes liderëve Kurti dhe Vuçiq në Bruksel.

    Në reagimin e MPJ-së, thuhet se Zvicra e mirëpret dakordimin e arritur në Bruksel derisa shpreson që diskutimet e mëtejshme të sjellin rezultatet e dëshiruara, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    “Zvicra mirëpret takimin e fundit në Bruksel mes kryeministrit @albinkurti dhe Presidentit @avucic mbi propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Zvicra, duke mbështetur dialogun e lehtësuar nga BE, shpreson se bisedimet e mëtejshme do të japin rezultatet e dëshiruara”, thuhet në deklarimin zyrtar të MPJ-së të Zvicrës.

    Kujtojmë se e hëna shënoi deklarimin zyrtar nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandar Vuçiq për ta pranuar propozimin e Bashkimit Evropian për arritjen e një marrëveshjeje.

    Në të janë 11 nene, dhe plani pos marrëveshjes bazë përmban edhe planin e zbatimit, i cili po ashtu është bërë publik.

    Takimi i radhës mes Vuçiqit dhe Kurtit u njoftua nga Presidenti i Serbisë: kur ndërmjetësi evropian, Josep Borrell, ta vizitojë Maqedoninë e Veriut më 18 mars, ai do t’i kushtojë një pjesë të kohës liderëve të Serbisë dhe Kosovës. /Reporteri.net/.

    Zbulohet edhe dokumenti i Udhërrëfyesit të zbatimit, pikat e para të marrëveshjes që do të zbatohen janë Asociacioni dhe Kisha

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!