Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami pas miratimit të Ligjit të Pagave, ka thënë se ministrat e Kurtit dje kanë marrë pagë për rreth 400 euro më e lartë, në krahasim me muajin janar, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në një postim në Faceobok, Bajrami i është drejtuar ministres Artane Rizvanolli, duke ju referuar një deklarata të kësaj të fundit se janë kursyer një milionë euro në ministrinë që ajo drejton.
“Ku ministre ke kursy, pasiqë të dhënat e KOSTT-it dhe ZRRE-së, e të cilat ju asnjëherë nuk i keni kontestu thonë se vetëm shpenzimi i energjisë në katër komunat verior, për 2022 kapë shumën prej 63 milionë euro”, ka shkruar mes tjerash Bajrami.
Postimi i plotë:
Ministrave të Kurtit dje u ka dalë paga për rreth 400 Euro më e lartë, në krahasim me muajin janar. Tani paskan fillu edhe u tallë me qytetarët.
Mosni se nuk është mirë kështu!
Ministrja paska thanë janë kursy 1 milion euro. Ku ministre ke kursy, pasiqë të dhënat e KOSTT-it dhe ZRRE-së, e të cilat ju asnjëherë nuk i keni kontestu thonë se vetëm shpenzimi i energjisë në katër komunat verior, për 2022 kapë shumën prej 63 milionë euro.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.