×
  • Lajme
  • Lajme

    Abazoviq pret në takim Kurtin: Mali i Zi ofron mbështetjen e plotë për një zgjidhje të përhershme për rajonin

    Reporteri
    01 Mars 2023 | 13:25

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

    Abazoviq pas këtij takimi tha se me Kurtin kanë diskutuar për lidhjen infrastrukturore, ide të reja dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës.

    “Mali i Zi ofron mbështetjen e tij të plotë për një zgjidhje të përhershme për rajonin. Me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti sot fola për lidhjen tonë më të mirë infrastrukturore, idetë e reja dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Ne vazhdojmë të trashëgojmë marrëdhënie të mira fqinjësore”ka shkruar kryeministri malazez në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!