×
  • Lajme
  • Lajme

    I dyshuari për krime lufte në Pejë kërkon të ekstradohet në Serbi

    Reporteri
    01 Mars 2023 | 15:29

    I dyshuari për vrasjen e 33 civilëve gjatë vitit 1999-të në lagjen “Kristal” në Pejë, serbi S.S, i cili ishte arrestuar për krime lufte në Budapest, ka kërkuar që të ekstradohet në shtetin e tij në Serbi, e jo në Kosovë apo Hungari.

    Shtetasi serb i moshës 48-vjeçare, ishte arrestuar si i dyshuar për krime të luftës, sipas një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, transmeton Reporteri.net.

    Arrestimin dhe ekstradimin e tij e kishte kërkuar Gjykata Rajonale Metropolitane e Hungarisë. Ekstradimi ndaj tij kërkohet nga autoritetet e Serbisë dhe Kosovës për kryerjen e krimeve të luftës dhe krime të tjera kundër civilëve.

    Shtetasi serb dhe bashkëpunëtorët e tij dyshohet se kishin marrë pjesë në vrasjen e civilëve në mars dhe maj të vitit 1999, në lagjen “Kristal” të Pejës.

    Gjatë seancës, i dyshuari për krime lufte, kishte deklaruar se pajtohet vetëm për ekstradim në Republikën e Serbisë dhe ka kërkuar zbatimin e rregullit të specialitetit për të dyja kërkesat për ekstradim.

    Tutje, kërkesa për ekstradim do të thotë se në rastin e ekstradimit të tij mund të procedohet vetëm për veprat e përshkruara në këtë kërkesë.

    Gjatë kësaj séance, gjykata hungareze vetëm ka shqyrtuar nëse ndaj tij janë përcaktuar kushtet e ekstradimit dhe arrestit ekstradues në bazë të informacioneve të disponueshme, ndërsa vendimi përfundimtar për ekstradimin është në kompetencë të ministrit të Drejtësisë së Hungarisë.

    Kohëzgjatja e arrestit ekstradues është 6 muaj, nga 24 tetori 2022, ndërsa gjykata ia ka përcjellur dosjen Ministrisë së Drejtësisë hungareze për vendim përfundimtar për ekstradimin. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!