×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Vuçiq u zotua mbrëmë se s’lejon anëtarësimin e Kosovës në OKB, kjo do të ishte shkelje e nenit 4 të marrëveshjes

    Reporteri
    01 Mars 2023 | 16:53

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq është zotuar se do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në një postim në Twitter, Kurti thotë se një gjë e tillë përbën shkelje të nenit të 4 të propozimit evropian.

    Tutje, Kurti shkruan se normalizimi i marrëdhënieve është i mundur vetëm kur të dyja palët negociojnë në mirëbesim, por siç thotë ai duket se Serbia ka vendosur të mos e bëjë një gjë të tilë.

    “Presidenti i Serbisë u zotua mbrëmë se do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në OKB. Kjo do të përbënte një shkelje të qartë të nenit 4 të propozimit të BE-së. Normalizimi i marrëdhënieve është i mundur vetëm nëse të dyja palët negociojnë në mirëbesim. Serbia me sa duket ka vendosur të mos e bëjë këtë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dje në një intervistë dhënë për “RTS” tha se Serbia është e gatshme të punojë në zbatimin e shumë gjërave, por nuk mund të diskutohet për njohjen e Kosovës dhe për anëtarësimin e saj në OKB.

    Më 27 shkurt, Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar në Bruksel që të mos ketë diskutime shtesë në lidhje me propozimin e BE-së. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!