×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti në takim me Abazoviq, diskutojnë për rrugët Pejë-Rozhajë dhe Deçan-Plavë

    Reporteri
    01 Mars 2023 | 19:02
    Albin Kurti dhe Dritan Abazoviq. Fotografi nga takimi.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot në Shkup kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

    Ky takim mes të dy homologëve u zhvillua në margjinat e Forumit Ekonomik në Shkup, njofton Kryeministria, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    Albin Kurti dhe Dritan Abazoviq

    Sipas komunikatës, në takim u diskutua për projektet infrastrukturore, në veçanti për rrugën Pejë-Rozhajë dhe rrugën Deçan-Plavë, që ka benefite për të dy shtetet. /Reporteri.net/.

    Komunikata e plotë:

    Kryeministri Kurti takoi Kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Abazoviq

    Gjatë qëndrimit në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u takua edhe me Kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

    Në këtë takim, që u zhvillua në margjinat e Forumit Ekonomik në Shkup, kryeministri Kurti dhe kryeministri në detyrë Abazoviq, folën për projektet e përbashkëta dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik.

    Në veçanti, u diskutua për projektet infrastrukturore me interes për të dy vendet si ajo e rrugës Pejë-Rozhajë dhe rrugës Deçan-Plavë, që afrojnë edhe më shumë qytetarët dhe ekonomitë e Kosovës dhe Malit të Zi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!