Zyrtarët policorë janë të pakënaqur me pagat që u janë ndarë me ligjin e ri të pagave.
Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovë, Imer Zeqiri, për RTK, tha se janë të pakënaqur me pagat që janë dalë me ligjin e ri.
Sipas tij, paga e policëve ka dalë pa shtesën e rrezikshmërisë, e kjo ka bërë që të shprehet pakënaqësi.
Ai ka përmendur edhe çështjen e ligjit e që kanë kërkuar nga Avokati i Popullit që ai të dërgohet në Kushtetuese.
Zeqiri nuk e ka mohuar se mund të ketë lëvizje duke kundërshtuar këto paga.
“Brenda disa ditëve do të mbajmë një mbledhje dhe do të dalim me vendim”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.