Edhe pse ishte pritur për shumë kohë, Ligji i Pagave në sektorin publik nuk i ka gëzuar fare shumë prej zyrtarëve publikë.
Anipse pritej që përmes këtij ligji të mundësohet ngritja e pagave, një gjë e tillë duket se nuk ndodhi.
Madje në kuadër të zyrtarëve policorë dhe të tjerëve theksohet se pati rënie të pagës.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri.
Tahiri theksoi se në krizën më të madhe ekonomike që nga paslufta, Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti ka degraduar pagat e mjekëve të përgjithshëm, teknikëve mjekësor, policëve, ushtarëve, shërbyesve civil si dhe shumë kategorive të tjerë që paguhen nga buxheti i Kosovës, ndërsa ia rritë pagën kryeministrit dhe ministrave.
“Në krizën më të madhe ekonomike që nga paslufta, qeveria e Albin Kurtit degradon pagat e mjekëve të përgjithshëm, teknikëve mjekësor, policëve, ushtarëve, shërbyesve civil si dhe shumë kategorive të tjera që paguhen nga buxheti i Kosovës, ndërsa ia rritë pagën kryeministrit dhe ministrave. Ky veprim degradues, është vulë për dekurajimin e profesionistëve që të qëndrojnë në Kosovë”, ka shkruar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.