×
  • Sport
  • Sport

    Presidenti i FIBA Evropës do ta vizitojë Kosovën

    Reporteri
    31 Korrik 2019 | 14:11

    Më 7 dhe 8 gusht, në Kosovë do të qëndrojë Presidenti i FIBA Evropës, Turgay Demirel.


    Ai vjen në Kosovë gjatë kohës kur mbahet Kampionati Evropian, Divizioni B, për femra U20, duke dëshmuar përkrahjen e tij për Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe basketbollin e Kosovës në përgjithësi.

    Vizita e Demirel-it tregon për përkrahjen e tij për punën që po bënë FBK-ja me gjenerata të reja, përkatësisht organizimin e Evropianit, derisa është hera e parë që një Evropian i Divizionit B, do të organizohet në Prishtinë.

    Kjo është hera e parë që Demirel viziton Kosovën si President i FIBA Evropës, derisa gjithmonë ka mbështetur basketbollin e Kosovës.

    Demirel përveç takimeve me krerët e FBK-së, ai do të ketë takime edhe me krerët e institucioneve shtetërore të Kosovës dhe do të shohë nga afër ndeshjet e Kampionatit Evropian, që nga 3 deri më 11 gusht do të mbahet në Prishtinë.

    12 kombëtare do të garojnë për trofeun e çmuar, derisa vashat e Kosovës U20 për herë të parë marrin pjesë në një ngjarje kaq madhore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!