×
  • Sport
  • Sport

    35 iPhone ari të personalizuar, super dhurata e Mesit për ekipin e Argjentinës

    Reporteri
    02 Mars 2023 | 12:21

    Nuk është kursyer aspak Lionel Mesi për dhuratën e suksesit që e ka bërë më krenar se kurrë në karrierë, atë të Kupës së Botës në Katar. Kapiteni i Argjentinës, i zgjedhur lojtari më i mirë i Botërorit, u ka dhuruar shokëve të skuadrës dhe stafit 35 iPhone ari 24 karatësh.

    Vlera totale e tyre ka shkuar në 210 mijë euro, sipas asaj që bën me dije ‘TNT Sports’. Në çdo telefon janë shënuar emri i lojtarit dhe numri që ai mban në fanellë.

    Disa nga telefonat e dhuruar nga Mesi per shoket e ekipit. Gazeta Si, 2 mars 2023
    Patjetër, nuk mund të mungonte logoja e Argjentinës (AFA, Asociación del Fútbol Argentino). Poshtë saj është shkruar: “World Cup Champions 2022”.

    Mesi ka kontaktuar sipërmarrësin Ben Lyons, CEO i ‘iDesign Gold’, për të bërë këtë dhuratë speciale për shokët dhe stafin teknik. “Mesi më kontaktoi disa javë pas finales së Kupës së Botës, – ka thënë Lyons. – Ai është një nga klientët më të dhënë pas ‘iDesign Gold’.

    Donte të bënte një dhuratë të veçantë për festimin e suksesit të madh në Katar. Nuk donte të dhuronte orët e zakonshme dhe atëherë i propozova iPhone ari me emrat e lojtarëve. Ideja i pëlqeu shumë dhe atë zgjodhi”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!