×
  • Lajme
  • Lajme

    Mimoza Kusari: Kurti transformoi dialogun, Vuçiq tash po thotë “më falni që nuk kuptoj shqip”

    Reporteri
    02 Mars 2023 | 14:35

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka folur për takimin e Brukselit më 27 shkurt dhe dakordimin për pranimin e propozimit evropian për normalizim të marrëdhënieve.

    Teksa elaboronte marrëveshjen, Kusari-Lila tha se Qeveria e Albin Kurtit ka arritur të bëjë transformim të procesit të dialogut.

    E një nga simbolikat për këtë e mori edhe atë që presidenti serb Vuçiq iu ka kërkuar falje gazetarëve që nuk kupton shqip.

    “Deklaratat e Vuçiqit: Kurti nuk e njohu Zajednicën, nuk e pranoi Zajednicën, më falni shqiptar që nuk flas shqip”, ka thënë Kusari-Lila teksa para kësaj tha se Vuçiqi e kishte pyetur Avdullah Hotin në mënyrë poshtëruese “a kupton serbisht”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!