×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetët tallen me gjermanishten e Kurtit, ai përdor telefonin për t’ua shpjeguar

    Reporteri
    02 Mars 2023 | 14:52

    Kryeministri i vendit Albin Kurti po raporton në Kuvend lidhur me dialogun me Serbinë dhe takimin e 27 shkurtit në Bruksel.

    Kurti ka folur nocionin “overcome the past” për të cilin ka thënë se përbën një detyrim për palët që të adresojnë të kaluarën e jo të harrojnë atë.

    “Ky nocion është konceptualisht dhe lideralisht në orgjinal i quajtur gjermanisht. “Vergangenheitsbewältigung. Tash aksenti im është padyshim jo i duhuri. Po jua lëshoj një audi se si thuhet kjo fjalë në gjermanisht”, ka thënë kryeministri Kurti i cili më pas ka lëshuar një audio se si në fakt shqiptohet kjo fjalë.

    Kjo situatë shkaktoi edhe të qeshura në sallë. /Reporteri.net/

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!