×
  • Lajme
  • Lajme

    “Vergangenheitsbewltigung”, Krasniqi: Fjala që e tha Kurti përmendet për historinë e nazizmit

    Reporteri
    02 Mars 2023 | 15:04

    “Vergangenheitsbewltigung” – Një fjalë mjaft të gjatë në gjuhën gjermane e përmendi sot kryeministri Albin Kurti gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës, ku foli për planin evropian të cilit tashmë i ka thënë “Po”.

    Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputeti Memli Krasniqi, fillimisht i tha se nuk kishte faj që nuk e shqiptoi mirë.

    “Fjala jashtëzakonisht interesante, s’ka faj kryeministri që nuk mundi me e shqiptu edhe për gjermanët besoj që është zor, se është fjalë e gjatë.” – tha ai.

    Sipas Krasniqit, kjo fjalë përdoret në diskutimin publik që një shoqëri e bën për “çështjen e rëndë në të cilën ka kaluar”.

    Ai madje, shtoi se gjermanët e përdorin këtë fjalë për trajtimin e historisë së tyre të nazizmit.

    “Gjermanët e kanë përdorë këtë fjalë që kryeministri e përmendi për me e trajtu historinë e tyre të nazizmit dhe nuk është një fjalë që lidhet me kontekstin tonë aktual.” – ka thënë ai gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës.

    Ndërkohë, për temin “Vergangenheitsbewltigung”, Kurti tha se nuk nënkupton harresën, por ballafaqimin me të kaluarën.

    Deputetët tallen me gjermanishten e Kurtit, ai përdor telefonin për t’ua shpjeguar

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!