×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti ua bën sërish të qartë deputetëve: Nuk është dialogu në tri prioritetet e mia të para

    Reporteri
    02 Mars 2023 | 15:57

    I pari i Qeverisë, Albin Kurti e ka theksuar sërish në seancën e Kuvendit të Kosovës sot se dialogu nuk është prioritet në punën që ai bën, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Kryeministri i vendit tha se dialogu nuk është në trip prioritet e tij.

    “Edhe një herë po e potencoj atë që e kam thënë para disa seancave. Për nga vëllimi i punës që bëj si kryeministër dhe intensiteti i aktiviteteve nuk është dialogu në tri prioritetet e mia të para”, tha Kurti.

    Kryeministri Kurti madje beson se dialogu nuk ka qenë prioritet as për kryeministrat e mëparshëm.

    “Pra duhet ta kuptoni këtë gjë, siç kam thënë prej më shume se dy vjetëve. Nuk po them që sështe prioritet, por nuk mund të jetë top prioritet. Sa puna është në ekzekutiv, nuk është dialogu në tri projektet e para dhe besoj që s’ka qenë as për kryeministrat e më hërshem”./Reporteri.net/

    Kurti: Çka kam thënë për Asociacionin dhe 6 kushtet gjithçka vlen, nuk kam ndryshuar koncept e qëllim

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!