×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri i AAK-së: Kryeministër në ora 22:00 qytetarët shikojnë Big Brother, nuk e shikojnë Kuvendin

    Reporteri
    02 Mars 2023 | 16:39
    Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti u ka propozuar që raportimin për dialogun ta vazhdojë sonte në orën 22:00, pasi siç tha ai ka disa obligime, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Mirëpo, me këtë nuk u pajtua shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri. Ky i fundit një gjë të tillë e cilësoi si ‘hajgare’.

    “Normal që edhe ne e mbështesim me ardhë në ora 10:00, por kjo është një hajgare e madhe çka është duke ndodhur me këtë debat. Nuk e meritojnë qytetarët e Kosovës me u sjellë kështu, nuk e meriton një kryeministër me na lanë e pastaj me ardh në ora 10:00, se në ora 10:00 s’na kshyrë kërkush, se tanë e kshyrin Big Brother”, tha Tahiri.

    Në fund, të gjitha grupet parlamentare u pajtuan që raportimi të vazhdojë në orën 22:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!