×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhemile Dehari: Kur dëgjova për humbjen e mostrave, për mua ka qenë si vdekje e dytë e Astritit

    Reporteri
    02 Mars 2023 | 21:14
    Xhemile Dehari

    Xhemile Dehari, nëna e Astrit Deharit, ka rrëfyer për momentin kur e mori vesh për herë të parë lidhur me humbjen e mostrave të Astritit.

    Për të, ky lajm që tha se e dëgjoi fillimisht në televizion, ishte vdekje e dytë e djalit të tij, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ajo nuk beson që thjesht humbën mostrat, por se dikush i vodhi ato.

    “Dëgjova në lajme në televizione që paskan humbë mostrat, unë po e quaj që ia vodhën gjakun, për mu personalisht ka qenë vdekja e dytë e Astritit nuk e di nëse mund të kuptohet ndryshe”, tha ajo në RTV Dukagjini.

    Tutje, nëna Xhemile u shpreh e pakënaqur lidhur me ecurinë në zbardhjen e rastit.

    “Tri punëtore kanë qenë dhe kanë kaluar gati tre muaj nga zhdukja e mostrave a nuk po mundet prokurori me zbulu se cila ka vjedhur gjakun dhe se pse është vjedhur, unë person i thjesht do të mundesha ta zbuloja deri më tani”, është shprehur ajo.

    Zonja Dehari tutje ka rrëfyer edhe sesi disa prej punëtoreve në IML i dërgojnë sinjale duke i thënë se nuk dinë asgjë se ç’ka ndodhur me mostrat e Astrit Deharit, dhe se “janë shumë të pastërta”.

    “Unë me pas qenë në vend të tyre të më humbet gjaku i dikujt kisha dhënë dorëheqje vetë por këto i kanë marrë prapë çelësat dhe bëjnë kontrollet e mostrave nuk e di unë se qysh munden. Plus më dërgojnë sinjale duke thënë se unë jam shumë e pastër, nuk e di se cila është se nuk i njohë, nëpërmjet vajzës i ka thënë se tregoj nënës tënde që unë kam punuar aty dhe se jam shumë e pastër”, ka treguar ajo.

    Kujtojmë se, më 8 dhjetor, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kishte njoftuar se janë zhdukur mostrat e të ndjerit, Astrit Deharit, nga laboratori i toksikologjisë.

    Haxhiu kishte theksuar se në këtë vend kanë qasje vetëm 3 persona. /Reporteri.net/.

    Haxhiu: Vetëm 3 persona kishin çelësat te mostrat e Deharit, përgjegjësi nuk është jashtë institutit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!