×
  • Lajme
  • Lajme

    Në orët e vona të natës, rifillon seanca e Kuvendit për dialogun

    Reporteri
    02 Mars 2023 | 22:20
    Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen për seancën e dytë brenda ditës.

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbëledhur në orët e vona të natës për ta vazhduar seancën e cila përfundoi me largimin e kryeministrit Kurti, në orën 16:00.

    Paraprakisht, gjatë ditës, kryeministri Kurti raportoi në seancë lidhur me zhvillimet e fundit në dialog, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Para se të largohej, si shkak i një takimi që tha se pati, Kurti u ofroi deputetëve një opsion, që të mblidhen prapë pas orës 22:00.

    Kurti nisi të raportonte pas mocionit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Gjatë ditës, opozita e akuzoi kryeministrin se ka pranuar një marrëveshje të dëmshme për Kosovën.

    Mirëpo, sipas Kurtit, gabimet e bëra nga qeveritë e kaluara nuk do të përsëriten. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!