Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në seancën e natës, foli për paraqitjen e kryeministrit Albin Kurti në Bruksel.
Kokaj, vëmendje të madhe i kushtoi gjuhës trupore të kryeministrit, krahasuar me atë të Vuçiqit, shkruan Reporteri.net.
Sipas Kokajt, gjuha trupore dhe intelektuale e Kurtit, është për t’u lakmuar.
“Gjuha e tij trupore, gjuha intelektuale me të vërtetë është për t’u lakmuar. Pse s’po e pranoni, tek e fundit vëlla i yni është. Vuçiqi dul i kërrusur, mezi fliste”, tha Kokaj. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.