×
  • Lajme
  • Lajme

    Ra nga ndërtesa, humb jetën një grua në Fushë Kosovë

    Reporteri
    02 Mars 2023 | 23:48

    Një grua ka mbetur e vdekur sot pasi ra nga lartësia e një ndërtese.

    Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

    Sipas Policisë, ngjarja ndodhi në Fushë Kosovë pas orës 22:00 të natës, ku vdekja e gruas u konstatua në vendngjarje.

    “Sot rreth 22:40, kemi pranuar informatën se në Fushë Kosovë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Viktimë në këtë rast është një person (femër), vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, njofton policia. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!