×
  • Sport
  • Sport

    Terror në stërvitjen e Bajernit, Kovaç sulmohet me thikë

    Reporteri
    31 Korrik 2019 | 16:11

    Një moment tmerri për trajnerin e ka mpionëve të Gjermanisë, Niko Kovaç, në seancën e fundit stërvitore të Bajernit të Mynihut.


    Një tifoz i irrituar ia doli të hynte në qendrën stërvitore dhe i është vërsulur trajnerit kroat, duke tentuar ta lëndojë atë.

    Është dashur ndërhyrja e policisë që agresori të kapej.

    Siç raporton “Bild”, tifozi është futur në fushat e qendrës stërvitore me pretendimin se donte të luante me lojtarët. Më pas, ai i është sulur trajnerit Kovaç duke e kapur nga këmbët. Kanë qenë punëtorët e klubit bavarez ata që e kanë lajmëruar menjëherë policinë. Brenda pak minutave është shfaqur policia duke sqaruar gjithçka, duke e shoqëruar në rajon tifozin e çmendur.

    Ende nuk dihen shkaqet që detyruan personin të hynte në fushën stërvitore, emri i të cilit mbahet sekret nga forcat e policisë për arsye sigurie. Janë duke u hetuar shumë pista, edhe pse Kovaç mësohet t’u ketë thënë forcave të rendit se nuk ka pasur asnjë konflikt me asnjë, aq më tepër me personin në fjalë, të cilin nuk e njihte fare.

    Informacione jo zyrtare tregojnë se personi mund të ketë pasur edhe një thikë me vete, ndonëse nuk e ka përdorur atë ndaj trajnerit, i cili është shpëtuar nga disa punonjës që ndodheshin në fushën e stërvitjes në ato momente. Pas kësaj ngjarjeje, klubi i Bajernit ka shtuar masat e sigurisë në Sabener Shtrase, një lagje ku jetojnë persona të njohur, duke filluar nga drejtuesit kryesorë.

    Kovaç flet për ngjarjen

    Niko Kovaç ka folur pas ndeshjes me Fernebahçen, duke mos dashur të komentojë ngjarjen e rëndë, të ndodhur dje në mesditë.

    Kroati foli për fitoren e arritur dhe gjithashtu kërkoi falje për fjalët e thëna për Sanenë.

    “Në radhë të parë, dua të them se kërkoj ndjesë për atë që thashë për Sanenë. E di që është një situatë e vështirë për t’u komentuar. Nuk dua të shprehem më në të ardhmen për këtë temë. Ndjesë skuadrës së Sitit”, tha Kovaç, transmeton Panorama.

    Më pas, tekniku kroat shton:

    “Sot(dje) pamë një ndeshje të mirë. Shpresoj që tifozët të jenë kënaqur me atë çfarë panë në fushën e lojës. U thashë djemve që të zbaviteshin dhe ata më dëgjuan. Kundërshtari? Nuk është i lehtë, edhe pse ishte vetëm një ndeshje miqësore dhe është vështirë të gjesh motivimin. Dëmtimi i Gnabrisë? Mjekët më thanë se nuk është asgjë serioze, edhe pse ishte vetëm një konstatim i momentit. Duhet të presim analizat e ditëve në vazhdim për të dhënë një diagnozë për të qartë”.

    Në lidhje me ndeshjen ndaj Totenhemit sot, numri një në pankinën e Bajernit u shpreh:

    “Ata janë finalistët e Champions-it. Janë një skuadër e shpejtë dhe mendoj se do të jetë një ndeshje e bukur për t’u parë nga të gjithë. Pres që skuadra të tregojë të njëjtën dëshirë për të luajtur si sot (dje)”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!