×
  • Sport
  • Sport

    Napoli pëson disfatë pas tetë fitoreve radhazi në Serie A

    Reporteri
    03 Mars 2023 | 23:38

    Napoli është njoftuar me humbje pas tetë fitoreve të njëpasnjëshme në Serie A.

    Napolitanët u mposhtën nga Lazio në shtëpi minimalisht 0:1 në kuadër të javës së 25-të të elitës së futbollist italian.

    Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 67-të të ndeshjes.

    Ishte Vecino i cili realizoi një gol të bukur për t’ia dhënë fitoren ekipit të tij.

    Me këtë triumf, Lazio ngjitet në vendin e dytë përkohësisht në tabelë me 48 pikë.

    Në anën tjetër, Napoli mbetet lider me 65 pikë, 17 më shumë se Lazio, e 18 më shumë se dy ekipet e qytetit të Milanit, që kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar. /Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!