Një delegacion i Luginës së Preshevës ka zbarkuar për herë të parë në OKB.
Drejtori ekzekutiv i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Faton Bislimi, ka treguar se delegacioni i Preshevës u priton sot në Zyrën e Ndihmës Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, James Turpin, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Bislimi tha se gjatë pjesëmarrjes së tyre, u fol për të drejtat e shqiptarëve etnikë në Preshevë, çka shtoi se është një tjetër goditje ndaj propagandës së Beogradit.
“Sot, bashkë me delegacionin nga Lugina e Preshevës u pritëm në Zyren e Ndihmës Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së nga z. James Turpin, Drejtor për Paqe të Qëndrueshme, me të cilin u dakorduam që çështja e të drejtave të shqiptarëve etnikë në Luginë do adresohet në të gjitha mekanizmat përkatëse të OKB-së! Kjo është edhe një goditje e rradhës për propagandën e Beogradit pas brifingut dhe takimeve të nivelit më të lartë që kishim në Senatin e Kongresin e SHBA-ve në Ëashington, DC”, bën të ditur në njoftim në Facebook. /Reporteri.net/.
Postimi i plotë: