×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia shkatërron grupin kriminal, arreston gjashtë persona

    Reporteri
    31 Korrik 2019 | 16:23

    Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, nën masa të fshehta, ka bërë hetimin e disa personave në regjione të ndryshme si në Prishtinë, Pejë, Prizren dhe Ferizaj.


    Pas aplikimit të masave të fshehta të hetimit, Policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë 12 persona në regjionet e lartcekura.

    Ndërsa vetëm në datën 30 korrik 2019 Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë DHTN – Pejë, në bashkëpunim me DHTN- Gjakovë, DHTN- Ferizaj, Njësinë e Reagimit të Shpejtë – Pejë, Forenzikën Rajonale – Pejë, Njësinë K9 si dhe një patrullë policore nga Stacioni Policor – Klinë, sipas urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë ka bërë arrestimin e 6 personave të dyshuar.

    Personat e dyshuar të arrestuar janë:

    • I. H. lindur me 1971 m/sh/k
    • I. P. lindur me 1976 m/sh/k
    • B. P. lindur me 1978 m/sh/k
    • A. R. lindur me 1976 m/sh/k
    • L. M. lindur me 1992 m/sh/k
    • Xh. H. lindur me 1980 m/sh/k

    Lidhur me rastin, dëshmitë e konfiskuara si prova materiale nga personat e arrestuar janë:
    • 2900 (2 mijë e nëntëqind) euro
    • 7 telefona,
    • bllok xhepi me shënime,
    • një veturë VW CADYY LIFE
    • 6 fletë tërheqje të parave,
    • dy thika luftarake,
    • një pistoletë e llojit TT me numër serik 05761 prodhim CZ llojit M-57 me dy karikator cal 7.6
    • dhjetë (10) fishekë cal.7.62x25mm,
    • dy fishekë me gaz cal. 9mm.

    Pas intervistimit në konsultim me prokurorin, 5 të dyshuarve të parë iu është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërsa i dyshuari i gjashtë është liruar në procedurë të rregullt. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!