×
  • Lajme
  • Lajme

    Hisen Berisha reagon për fyerjet ndaj Ganimete Musliut: A ka ardhur koha të vetëmbrohemi?

    Reporteri
    04 Mars 2023 | 16:07

    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka reaguar shumë ashpër pas fyerjeve e linçimeve ndaj Ganimete Musliut veç pse kjo e fundit pati një diskutim të fortë me kryeministrin Kurti në seancën e Kuvendit.

    Në një postim në Facebook, Berisha tha se qasja në këtë lloj forme nga militantë të VV-së, është racizëm i hapur dhe gjuhë e urrejtjes.

    Madje, Berisha shtroi një pyetje goxha serioze: “A ka ardhë koha të vetëmbrohemi?”, pa specifikuar se në çfarë forme po e mendon këtë lloj vetëmbrojtje.

    Postimi i plotë i Berishës:

    Në kuvendin e Republikës së Kosovës, deputetja e tha fjalën e saj.

    Në publik, nga persona me emër e mbiemër u shfaqë racizëm i hapur dhe gjuhë e urrejtjes e siç e cilësojnë mazhoranca parlamentare e LVV, “gjuhë seksiste”, çka ndalohet me ligj.

    Shtroj pyetjen si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës: a ka ardhë koha të vetëmbrohemi?

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!