Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar për sulmet ndaj deputetes Ganimete Musliu, pas një diskutimi të fortë që pati kjo e fundit me kryeministrin Kurti në seancën e Kuvendit.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar fotografi krah Musliut, ka thënë se nuk pret ta mbrojë askush për fjalën që e thotë pasi i beson vetes dhe është Shote Galicë.
Muliu-Shoshi me ironi ka thënë se po presin që t’i përkrahë Dejona Mihajli e VV-së.
“Ganja ka shkëlqy, lirisht mund të them se ka kalu në një nivel tjetër të kritikës pozitive me argument. Ganimete Musliu nuk pret me mbrojtë askush për fjalën që e thotë e qëndrimin që e mban sepse i beson vetës, sepse është Shotë Galicë.
Përndryshe, unë jam me Ganën në sfida e në suksese. P.S Tash po presim Dejona me na përkrahë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.