×
  • Sport
  • Sport

    Dramë me pesë gola, Arsenali përmbysje spektakolare në minutën e 97-të

    Reporteri
    04 Mars 2023 | 18:10

    Dramë, pesë gola, përmbysje dhe histori në “Emirates”. Arsenali fitoi 3-2 me Bournemouth vetëm në minutën e fundit, duke vijuar kryesimin e Premier League, pesë pikë më shumë se Manchester City ndjekës.

    Dueli u zhbllokua pas vetëm 11 sekondave lojë nga miqtë me Billing, për ta bërë golin e dytë më të shpejtë në historinë e Premier League. Kur pritej që “Topçinjtë” të reagonin në shtëpi, Sensei në minutën e 57 dërgoi miqtë në avantazhin e dyfishtë.

    Ka qenë Partey në minutën e 62 që shënoi për 1-2, teksa Ben White barazoi në minutën e 70-të. Goli i fitores për Arsenalin u shënua në minutën e 90+7 nga Nelson.

    Në aksionin e fundit goditja përfundoi në rrjetë, me djemtë e Artetas që dalin me tri pikë nga një ndeshje e “çmendur”. Me 63 pikë Arsenal mban kreun e Premier League, pesë pikë më shumë se Manchester City. Bournemouth me 21 pikë renditet i parafundit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!