×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkolla fillore “Drenica” e Polacit ia kushton orën e parë mësimore “Epopesë së UÇK-së”

    Reporteri
    06 Mars 2023 | 8:57

    Në shkollën fillore “Drenica” të Polacit, mësimi këtë ditë nuk filloi siç çdo ditë tjetër.

    Ajo se çfarë i dha më shumë ngjyra orës së parë mësimore në këtë mëngjes është iniciativa për të diskutuar me brezat e rijnë për Epopenë e UÇK-së dhe historinë e lavdishme të familjes Jashari.

    Mësimdhënësi i historisë të kësaj shkolle, për Kanal10 tha se kryesisht nxënëseve do t’iu sqarohet çdo gjë që ndodhi brenda atyre ditëve pasi që ata tani janë e ardhmja e vendit.

    “Pasi që edhe është një ditë e veçantë për të gjithë në shqiptarët në Kosovë, kemi menduar të ua sqarojmë nxënëseve të ardhmes tonë, atë ngjarje çfarë ka ndodhur brenda atyre tre ditëve në familjen Jashari e cila mbetet simbol i shqiptarëve dhe pasqyron një ngjarje më të veçantë historike në vendin tonë. Kësaj ngjarje i parapriu edhe ngjarja në Likoshan e cila ka dhuruar shumë dhimbje por edhe ka treguar rolin vendimtar që i priu Adem Jashari për liri.”, është shprehur mësimdhënësi i historisë.

    Ndërkaq, drejtori i shkollës fillore “Drenica”, Gëzim Gashi ka thënë se me vendim të Qeverisë dhe Komunës ora e parë do t’i kushtohet “Epopesë së UÇK-së”, komandantit Adem Jashari dhe të gjithë dëshmorëve.

    Ky vendim nuk u morr vetëm për këtë shkollë, por për tërë vendin.

    Gjatë ditës së djeshme filloi manifestimi i Epopesë së UÇK-së, e cila do të zgjasë për tre ditë.

    Më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, në Prekaz të Skenderajt, forcat serbe sulmuan shtëpitë e familjes Jashari, duke lënë të vrarë mbi 50 anëtarë të kësaj familjeje, fëmijë, gra, burra e të moshuar./Gazeta10

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!