Ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Nura, ka zbuluar për herë të parë disa detaje lidhur me fotografinë ku shihen komandanti legjendar Adem Jashari bashkë ish-përfaqësuesin politik të UÇK-së, Hashim Thaçi.
Nura tregoi se ishte ai vetë që e ka shkrepur këtë fotografi, derisa shtoi se fotoja është bërë në dhomën e Adem Jasharit, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Në anën e djathtë është Hashimi. Është në shkallët e shtëpisë së një oficeri në Tiranë. Foton ku është Ademi me Hashim e kam shkrepur unë. E kam dëgjuar që kanë thënë se është fallc, por nuk është. E kam bërë unë. I ka gjymtyrët e gjatë. Unë i kam fotografuar atë foto Thacit, se ai nuk e ka pasur. Në dhomë ku kemi banuar unë e Ademi e kemi bërë. Është ruajtur ajo foto, e pastaj ua kemi dhënë. Cdo herë dikush del e thotë se nuk është. Por në dhomën ku kemi banuar unë e Ademi pas një katër muajve, bile këtu është në krevatin e Ademit. Gjithmonë është dikush që kundërshton. Filloi si kundërshti politike. Por pastaj njerëzit nuk deshën të pranonin diçka të tillë. Por faktet nuk mund t’i kundërshtojë askush”, tregoi ai në T7.
“Kapelat kanë qenë të Ushtrisë Shqiptare”, përfundoi Nura. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.