Të hënën në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, një zyrtar policor, jashtë detyrës, është sulmuar nga një person, i cili u kap me të për shkak të një mosmarrëveshje momentale në trafik.
Bëhet e ditur se rasti ka ndodhur derisa polici ishte jashtë detyrës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje në komunikacion ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare. Viktima ka pësuar lëndime trupore, palëve iu është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili pas shqimit të video incizimeve, ka vendosur që i dyshuari të dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.