×
  • Sport
  • Sport

    Ancelotti i lodhur nga sjellja dhe nga qëndrimi i Hazardit, belgut i jepet ultimatum

    Reporteri
    07 Mars 2023 | 10:01

    Carlo Ancelotti i ka dhënë ultimatum Eden Hazardit pasi është lodhur nga sjellja e futbollistit belg.

    Trajneri i Real Madridit e ka shprehur disa herë brengën e tij për qëndrimin e dobët dhe të harxhuar të ish-futbollistit të Chelseat në fanellën e “Los Blancos”.

    Për këtë arsye, raporton mediumi “El Nacional”, trajneri italian ka arritur deri në atë pikë që ta marrë një vendim drastik për futbollistin ofanziv: brenda ose jashtë, përcjell “Gazeta Express”.

    Me pak fjalë, e ardhmja e futbollistit të krahut të majtë është totalisht në duart e tij.
    I transferuar në vitin 2019 në Madrid për afro 160 milionë euro, Hazard nuk ka treguar asgjë në “Santiago Bernabeu”.

    Në këtë sezon ai i ka zhvilluar vetëm shtatë ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka dështuar në secilin sezon deri tash.

    Ai mund të largohet nga kryeqyteti spanjoll në fund të këtij sezoni dhe ish-futbollisti i Lillet ka mundësi të rikthehet në Angli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!